
Kaloni një eksperiencë bukurie tek
•Dental Esthetic Nela•
Mirësevini në kliniken tonë estetike dhe dentare. Me një pasion dhe dashuri për të bukurën ne jemi të lumtur të sjellim tek klientët tanë hijeshinë e të dukurit bukur, të ndjerit mirë e të shëndetshëm! Vizitoni faqen tonë për të mësuar më shumë rreth shërbimeve tona!

Gjithcka rreth nesh:
Në sallonin/klinikën tonë do te gjeni sherbime eststetike dhe dentare!
Trajtimet estetike përfshijne: •Pastrim i thjeshtë ose i thellë i fytyrës •Hidrofacial •Depilim me lazer •Mikrodermoabrazion •Oksigjenoterapi •Trajtime rigjeneruese/Maska •Peeling kimik •Filler •Full Botox etj..
Sherbimet dentare përfshijnë: •Implantologji •Kirurgji orale •Endodonti •Paradontologji •Ortopedi •Faseta dentare •Kurora të të gjitha llojeve •Poteza te llojeve te ndryshme •Ortodonti etj..

Pastrim i thellë i fytyrës
Realizimi bëhet me anë të 10 proceseve: ○Pastrim i pikave të zeza ○Hidrofacial dhe me dorë ○Mikrodermoabrazion ○Scrubb fytyre ○Oksigjenoterapi ○Masazh facial lifting ○Maskë sipas tipologjiksë së lëkurës ○Hidratantë ○Serume ○Krem/Spf 50+
Shërbim dentar/ IMPLANTI
Implantet dentare perdoren per te mbajtur nje ose disa dhembe. Ato jane vida titani qe mund te zevendesojne rrenjen e nje dhembi. Implantet aplikohen në trajtimin e dhëmbëve që mungojnë te personi dhe veprojnë si një rrënjë artificiale për dhëmbin ose dhëmbët që mungojnë. Njerëzit me implante dentare mund të kryejnë çdo funksion që munden me dhëmbët e tyre natyrorë në të njëjtën mënyrë. Ky trajtim mund të zbatohet për çdo pacient të shëndetshëm, zhvillimi i nofullës dhe fytyrës i të cilit është përfunduar.


Depilim me lazer
Depilimi me lazer transformon energjinë e dritës që prodhohet nga lazeri në energji në mbinxehtësi të madhe, duke shkaktuar dëmtim në bulbin e qimes dhe shkatërrim të rrenjes , por duke respektuar dhe mos prekur asnjë strukturë tjetër që rrethon bulbin e qimes. Në këtë mënyrë krijohet një redukduktim i thellë dhe afatgjatë i qimes, pa probleme dhe pa efekte anësore.
Botox & Fillers
Botox (injeksionet anti-rrudhe)
Botoxi redukton rrudhat e fytyrës në ballin tuaj, në mes të syve të tu, dhe në zonat delikate rreth syve tuaj, është një injeksion që frenon kontraktimin e muskujve të fytyres të cilët shkaktojnë rrudha gjatë levizjeve muskulare të fytyres.
Filler (injeksionet mbushese te rrudhave)
Filleri: Vetë emri ju jep një indikacion për atë që bën mbush, në këtë rast, linjat, rrudhat dhe zonat të cilave i ka ikur elasticiteti. Ka lloje të ndryshme të mbushësve(fillerave) si acidi hialuronik dhe mbushësit e kalciumit (si Radiesse).


Mezoterapi
Mezoterapia përmirson me sukses strukturën e lëkurës e cila është dehidratuar gjatë viteve. Kjo metodë rinovon, forcon, hidraton lëkurën dhe rrit elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Gjithashtu rregullon funksionin e gjëndrave dhjamore, zvogëlon poret e hapura dhe eliminon rrudhat e imta në lëkurë, stimulon rritjen e flokëve dhe rivitalizon flokët e dëmtuar dhe të hollë
PRP-plazëm
Trajtimi me PRP(plazma e pasur me trombocite) është mënyra me natyrale për t'i rikthyer freskinë pamjes tuaj. Gjithçka falë produkteve natyrale të prodhuara nga organizmi ynë. Duke pasur një sërë benefitesh si: tonifikim i lëkures, eleminimin e rradheve të zinj dhe rrudhave posht syve, eleminimin e akneve, rikthimin e volumit të humbur etj.


Shërbim dentar/ KURORAT
Kurorat dentare janë kapsula protetike të pozicionuara sipër dhëmbëve për të rikthyer formën, madhësinë dhe funksionin e tyre. Përveç rivendosjes së një dhëmbi të vetëm natyror, kurorat mund të përdoren në situata të tjera, duke përfshirë skajet mbështetëse të urës dentare, duke mbuluar implantet dentare, si mbulesë për një dhëmb të plasaritur ose një dhëmb të zbardhur apo njollosur.
Kurora Zirkoni/Porcelani
•KURORAT E ZIRKONIT jane nje nga investimet me te mira qe mund te beni, pasi ato arrijne estetiken dhe natyralitetin e deshiruar, kane qendrueshmeri afatgjate dhe biokompatibilitet me indet perreth. •KURORAT E PORCELANIT me baze metali jane nje zgjidhje shume e mire ne rastet e mungesave te medha dhembore por jo vetem. Kane qendrueshmeri te larte dhe aliazhi metalik pershtatet ne menyre te shkelqyeshme me indet perreth. Gjithashtu arrihet nje estetike e kenaqshme me perkushtimin e duhur.

~Ne jemi ndryshimi që ju po kërkoni!~
Na kontaktoni:
Tiranë, Rr. e Elbasanit, Sauku i ri, pranë ish karburantit të vjetër
Hapur nga e hëna në të shtunë 8am-8pm.
